BAGDAD- Ambasada amerikani në Bagdad, Irak është sulmuar me dronë dhe raketa në orët e para të mëngjesit. Një gazetar i AFP raporton se pa një sistem mbrojtjeje ajrore të kapte një raketë përpara se një e dytë të godiste ambasadën dhe tym i zi u ngrit nga shpërthimi.
"Të paktën një dron goditi ambasadën", tha një zyrtar sigurie.
Burime irakiane të sigurisë i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se të paktën pesë dronë, disa prej të cilëve goditën ambasadën amerikane në Zonën e Gjelbër të fortifikuar rëndë të Bagdadit, u përdorën në sulm. Ata gjithashtu e përshkruan atë si sulmin më intensiv ndaj ambasadës amerikane që nga fillimi i luftës së re në Lindjen e Mesme.
SHBA-të dhe Izraeli nisën atë që e përshkruan si një sulm parandalues kundër Iranit më 28 shkurt, duke pretenduar se Teherani po zhvillonte një armë bërthamore dhe po paraqiste një kërcënim - një akuzë që Irani e ka mohuar. Në përgjigje, Irani nisi kundërsulme, duke qëlluar raketa dhe dronë drejt Izraelit, si dhe ndaj aseteve amerikane dhe objektivave të tjera në të gjithë Lindjen e Mesme./ZËRI