Bota

Palermo, dhëndri ikën një ditë para dasmës me dhuratat dhe paratë

Protagonistët janë një psikiatre dhe ish-pacienti i saj.

k.m.
Palermo, dhëndri ikën një ditë para dasmës me dhuratat
Foto ilustruese

ITALI- Ata duhej të martoheshin të shtunën në Palermo, por një ditë para dasmës, ai u arratis duke marrë me vete edhe dhuratat nga të afërmit, përfshirë edhe zarfet me para. Protagonistët e historisë, sipas "Giornale di Sicilia", janë një psikiatre dhe ish-pacienti i saj.

Burri, një qeramist që kishte vuajtur nga depresioni në të kaluarën dhe për këtë arsye kishte shkuar te psikiatrja që tashmë po bëhej gruaja e tij për trajtim. Por disa ditë para dasmës u zhduk, ndaj gruaja e shqetësuar raportoi zhdukjen e tij tek autoritetet. Policia më pas e gjurmoi burrin në Balestrate (Palermo), ku po flinte në makinë dhe ishte nën ndikimin e një anksiolitiku. Pasi u dërgua në spital për kontrolle, ai u dërgua në shtëpi.

Të dy kishin nisur që të ziheshin për të shkuarën dhe listën e të ftuarve. Megjithatë, psikiatri nuk e priste që partneri i saj të zhdukej sërish. Të premten, burri pasi u shfaq i mërzitur doli nga shtëpia ku jetonte me gruan për të shkuar për darkë tek e ëma. Dhe ai nuk u kthye më kurrë!

Gruaja ishte përpjekur më kot të kontaktonte me të. Vetëm pas pak kishin mbërritur mesazhe shqetësuese si: Nuk duhej të kisha ardhur kurrë në këtë botë; Po largohem; Më fal, të dua por po të lëndoj; Nuk mund të jetoj më.

Megjithatë, tani është gjetur dhe është mirë./ZËRI

Poll

MOS HUMB