SHBA- Pas Presidentit francez Emmanuel Macron, edhe homologu turk Recep Tayyip Erdogan ra 'viktimë' e masave të marra për të kontrolluar lëvizjen e autokolonës së Trump, duke e detyruar veten të priste në këmbë për disa minuta derisa të mbaronte lëvizja e presidentit amerikan.
Megjithatë, ndryshe nga përgjigjja e qetë e presidentit francez, i cili nuk hezitoi ta telefononte Trumpin, presidenti turk tregoi një fytyrë krejtësisht të ndryshme. Siç mund të shihet në pamjet filmike, Erdogan ishte dukshëm i mërzitur dhe nuk kishte asnjë dëshirë të bënte shaka për shqetësimin e tij.
Nga ana tjetër, presidenti francez Emanuel Macron pati një reagim krejtësisht të ndryshëm të hënën në mbrëmje në Nju Jork, ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme vjetore e OKB-së.
Kur Macron doli nga ndërtesa e OKB-së pas fjalimit të tij, në të cilin, ndër të tjera, njoftoi njohjen e shtetit të Palestinës nga Franca, ai e gjeti veten përballë një bllokade policore që ishte ngritur ndërsa autokolona e Donald Trump lëvizte./ZËRI
