Bota

Pas refuzimit nga Shqipëria, Britania i kërkon Kosovës të pranojë ngritjen e kampeve të emigrantëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar gjithashtu se vendi i saj do të ishte “i hapur” për bisedime mbi një marrëveshje të mundshme për të pranuar azilkërkuesit e Britanisë.

F.I
Pas refuzimit nga Shqipëria, Britania i kërkon Kosovës të
foto ilustruese

BRITANI E MADHE-Marrëveshjet për emigrantët vijojnë të jenë në diskutim, ku një mundësi ishte që Shqipëria do të pranonte të strehonte një nga qendrat e kthimit të Britanisë, por kryeministri Edi Rama e përjashtoi. Pas këtij refuzimi, gazeta The Times raporton se Britania do t’i kërkojë Kosovës të pranojë migrantët që mbërrijnë me varka të vogla si pjesë e planeve për të hapur një seri “qendrash kthimi” jashtë vendit.

Burime të larta qeveritare thanë se Kosova është një vend “i mundshëm” për ngritjen e një qendre kthimi, pasi ndodhet në njërën nga rrugët kryesore që përdorin emigrantët e paligjshëm drejt Bashkimit Evropian. Sipas Zyrës së Jashtme britanike, gati 22,000 emigrantë të paligjshëm përdorën rrugën e Ballkanit Perëndimor për të hyrë në BE vitin e kaluar.

Shteti i Ballkanit Perëndimor është në një listë të shkurtër prej nëntë vendesh të përpiluar nga ministrat dhe zyrtarët si destinacione të mundshme për qendra jashtë vendit, ku do të dërgoheshin azilkërkuesit e refuzuar pasi të kenë shteruar të gjitha mundësitë e apelimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar gjithashtu se vendi i saj do të ishte “i hapur” për bisedime mbi një marrëveshje të mundshme për të pranuar azilkërkuesit e Britanisë. Kosova i bashkohet Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnje-Hercegovinës dhe disa vendeve jashtë Evropës që janë përfshirë në listën e vendeve me të cilat ministrat synojnë të hapin negociata.

'Nuk ka pasur bisedime zyrtare me Britaninë për këtë çështje. Nuk është ngritur deri më tani. Do të ishim të hapur për ta diskutuar, megjithatë nuk mund të them më shumë sepse nuk i di detajet. Nuk mund të jap një përgjigje për një kërkesë që nuk është bërë ende, -u shpreh Osmani.

Muajin e kaluar, The Times zbuloi se koncepti i qendrave të kthimit kishte marrë miratimin e UNHCR-së, agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët një zhvillim që u përshkrua si “ndryshim loje” nga burime qeveritare.

Yvette Cooper, sekretarja e Brendshme, diskutoi mundësinë e pagesës së vendeve të Ballkanit për të pranuar azilkërkuesit e dështuar të Britanisë gjatë një takimi me Filippo Grandi, Komisionerin e Lartë të OKB-së për Refugjatët.Mbështetja e UNHCR-së për këto qendra shihet si thelbësore për realizimin e tyre, pasi ndërhyrja e saj në Gjykatën e Lartë kundër skemës së qeverisë konservatore për deportimin në Ruandë çoi përfundimisht në shpalljen e saj si të paligjshme.

Kosova ka treguar gatishmërinë për të arritur marrëveshje ndërkombëtare për të pranuar emigrantët e padëshiruar të Evropës. Në vitin 2021, ajo ra dakord për një marrëveshje prej 200 milionë eurosh me Danimarkën për të pranuar 300 të burgosur të huaj, të cilët do të vuajnë pjesën tjetër të dënimit të tyre në Kosovë deri sa të deportohen në vendet e tyre të origjinës — edhe pse kjo marrëveshje nuk është zbatuar ende.

Poll

MOS HUMB