Bota

Pas vdekjes së Khamenei-t, ndërron jetë edhe bashkëshortja! Mbeti e plagosur gjatë sulmit

Përveç Ajatollah Ali Khameneit, në sulmin amerikano-izraelit u vranë edhe vajza, dhëndri dhe mbesa e tij.

F.I
Pas vdekjes së Khamenei-t, ndërron jetë edhe bashkëshortja!
Ali Khamenei dhe Mansoureh Khojasteh Bagherzadeh

IRAN-Gruaja e liderit të vrarë Ali Khameneit, Mansoureh Khojasteh Bagherzadeh, ka vdekur disa ditë pasi u plagos, sipas raportimeve në Iran. Khamenei, Lideri Suprem i Iranit për dekada të tëra, u eliminua në fillim të operacionit izraelito-amerikan kundër Republikës Islamike.

Kujtojmë se rreth 30 bomba u hodhën në kompleksin ku po qëndronte Khamenei. Përveç Ajatollah Ali Khameneit,  në sulmin amerikano-izraelit u vranë edhe vajza, dhëndri dhe mbesa e tij.

Irani konfirmoi gjithashtu se u vranë kreu i Gardës Revolucionare, Gjenerali Mohammad Pakpour , Gjeneral Lejtnant Saeed Abdolrahim Mousavi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, dhe Admirali Ali Shamkhani, Këshilltar i Komandantit Suprem dhe Sekretari i Këshillit të Mbrojtjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB