Bota

Pas ultimatumit të Trump, përgjigjet Irani: Thuajini lamtumirë energjisë elektrike

Irani ka thënë gjithashtu se anijet në Ngushticën e Hormuzit që nuk janë të lidhura me "armiqtë" do të kenë kalim të sigurt nëse koordinohen me Iranin.

F.I
Pas ultimatumit të Trump, përgjigjet Irani: Thuajini lamtumirë
FOTO ILUSTRUESE

IRAN-Pas ultimatumit 48 orësh për rihapjen e Ngushticës së Hormusit, Irani ka thënë se do të përgjigjet me sulme ndaj infrastrukturës energjetike të lidhur me SHBA-në në Gjirin Persik.

Kjo u raportua nga media opozitare iraniane me seli në Londër, Iran International. "Thuajini lamtumirë energjisë elektrike", shkroi media e lidhur me shtetin, duke deklaruar se "me sulmin më të vogël" ndaj infrastrukturës energjetike të Republikës Islamike, "i gjithë rajoni do të zhytet në errësirë".

Irani gjithashtu ka deklaruar se anijet në Ngushticën e Hormuzit që nuk janë të lidhura me "armiqtë" do të kenë kalim të sigurt nëse koordinohen me Iranin. Heqja e bllokadës efektive të Ngushticës së Hormuzit do të thoshte që Irani të hiqte dorë nga pika e tij kryesore në këtë luftë. Nëse Donald Trump do ta zbatonte kërcënimin e tij për të sulmuar termocentralet, kjo do të kishte pasoja shkatërruese për Iranin.

Poll

MOS HUMB