Bota

Presidencialet në SHBA/ Arizona nuk ka shpallur ende fituesin...por pse po zgjat kaq shumë?

Me 74% të votave të numëruara, Donald Trump aktualisht ka 52.5% të votave, përkundrejt 46.6% që ka siguruar Kamala Harris. 

k.m.
Presidencialet në SHBA/ Arizona nuk ka shpallur ende fituesin...por pse po
Harta aktuale

SHBA- Ndërsa e dimë se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-së, ka një shtet që ende nuk e ka mbyllur procesin e numërimit...Arizona! Me 74% të votave të numëruara, Donald Trump aktualisht ka 52.5% të votave, përkundrejt 46.6% që ka siguruar Kamala Harris. 

Por pse po zgjat kaq shumë numërimi?

Sipas Clean Elections, ligji i shtetit nuk lejon që rezultati i zgjedhjeve të finalizohet deri më datë 11 nëntor. Kjo metodë pretendohet se përdoret për të "mbrojtur" saktësinë dhe integritetin e numërimit. "KOLD News 13", një degë lokale e lajmeve të partnerit të BBC-së në SHBA, CBS, raporton se zyrtarët zgjedhorë kanë punuar ditë pas dite, duke numëruar dhe verifikuar fletëvotimet.

"Ata po i drejtojnë fletët e votimit në një bord dypartiak dhe më pas i hapin së bashku," i tha kanalit të lajmeve Gina Roberts, drejtoresha e edukimit të votuesve me Komisionin e Zgjedhjeve të Pastra të Arizonës.

"Ata sigurohen që fleta e votimit të mos dëmtohet. Ata i përpunojnë ato fletë dhe më pas i dërgojnë për numërim,"- shtoi Roberts.

Trump pritet që të betohet si president pas datës 20 janar dhe Joe Biden do të qëndrojë në pushtet deri atëherë - megjithëse ai do të jetë shumë i kufizuar politikisht.

Në këto zgjedhje Trump ka marrë gjithsej më shumë vota se Kamala në nivel të gjithë Amerikës dhe e ka kaluar atë edhe për nga numri i votave kyçe elektorale, që ka mbledhur deri më tani, 295 kundrejt 226 të saj. Ai fitoi pesë nga shtatë shtetet që ishin vendimtare në këto zgjedhje dhe kryeson në Nevada dhe Arizona, dy shtetet e vetme që nuk kanë shpallur ende fitues. Përveç fitores së Trump, republikanët rifituan edhe kontrollin e Senatit, dhe po kryesojnë në garën për Dhomën e Përfaqësuesve./ZËRI

Poll

MOS HUMB