Bota

Putin i ofron Iranit "ndihmë" për ndërmjetësim e marrëveshjes me SHBA dhe Izraelin

Putin ka shprehur gatishmërinë e Moskës për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje politike dhe diplomatike për tensionet në rajon.

l.k
Putin i ofron Iranit "ndihmë" për ndërmjetësim e
Masoud Pezeshkian dhe Vladimir Putin

RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka ofruar Iranit ndihmë për të ndërmjetësuar në arritjen e një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin.

Sipas njoftimit të Kremlinit, gjatë një telefonate me presidentin iranian Masoud Pezeshkian, Putin ka shprehur gatishmërinë e Moskës për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje politike dhe diplomatike për tensionet në rajon.

“Putin theksoi se Rusia është e gatshme të lehtësojë përpjekjet për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.

Po ashtu në një postim në X, zyra e presidentit iranian Masoud Pezeshkian njofton se ai ka zhvilluar një telefonatë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, pas dështimit të negociatave me SHBA-në në Pakistan.

"Dy liderët “kanë shqyrtuar zhvillimet më të fundit rajonale dhe ndërkombëtare”, përfshirë edhe statusin e armëpushimit", thuhet në postim.

Rusia prej kohësh ka shkëmbime ushtarake me Iranin dhe besohet se mund t’i ofrojë mbështetje satelitore, por deri tani ka shmangur përfshirjen e drejtpërdrejtë në konflikt./ZËRI

Poll

MOS HUMB