SHBA-Aleati i presidentit të Amerikë, Donald Trump, Charlie Kirk, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në një aktivitet në Universitetin Utah Valley në Utah. Kirk ishte i ftuar nga një grup studentësh dhe po fliste kur u qëllua nga një ndërtesë e kampusit.
Ai nuk ka mundur dot të mbijetojë pas plumbit që mori në qafë dhe ndërroi jetë në spital. Lajmin për humbjen e tij e ka dhënë vetë Donald Trump.
Postimi i Trump ne Truth Social
I Madhi, madje edhe Legjendari, Charlie Kirk, ka vdekur. Askush nuk e kuptoi ose nuk e kishte Zemrën e të Rinjve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më mirë se Charlie. Ai ishte i dashur dhe i admiruar nga të GJITHË, veçanërisht nga unë, dhe tani, ai nuk është më me ne. Melania dhe ngushëllimet e mia shkojnë për gruan e tij të bukur Erika dhe familjen. Charlie, të duam!