Bota

Qëllohet me dy plumba në kokë kandidati për President në Kolumbi (VIDEO)

Partia Centro Democratico e Uribes e dënoi sulmin. Pamjet e filmuara me telefon të shpërndara në internet duket se tregojnë momentin kur ai u qëllua në kokë ndërsa po fliste, duke bërë që njerëzit të largoheshin të panikosur.

F.m
Qëllohet me dy plumba në kokë kandidati për President
Miguel Uribe Turbay

KOLUMBI- Kandidati për President në Kolumbi është qëlluar tre here, dy prej të cilave në kokë, në një aktivitet zgjedhor në kryeqytetin Bogota.

Miguel Uribe Turbay, 39 vjeç, u sulmua ndërsa po i drejtohej një turme njerëzish në një park, një ditë më parë. Policia arrestoi një të dyshuar 15-vjeçar në vendngjarje.

Gruaja e Uribes, Maria Claudia Tarazona, i bëri thirrje kombit të lutet për mbijetesën e tij. "Miguel aktualisht po lufton për jetën e tij. Le t'i lutemi Zotit të udhëheqë duart e mjekëve që po e trajtojnë atë,”- tha ajo.

Partia Centro Democratico e Uribes e dënoi sulmin. Pamjet e filmuara me telefon të shpërndara në internet duket se tregojnë momentin kur ai u qëllua në kokë ndërsa po fliste, duke bërë që njerëzit të largoheshin të panikosur.


Paramedikët thanë se ai ishte qëlluar një here në gju dhe dy herë në kokë. Ai u transportua me helikopter në klinikën Sante Fe ku mbështetësit janë mbledhur jashtë për të mbajtur një roje.

Qeveria e Presidentit të krahut të majtë Gustavo Petro tha se e dënoi "kategorikisht dhe me forcë" sulmin si një "akt dhune jo vetëm kundër personit të tij, por edhe kundër demokracisë".

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, dënoi gjithashtu të shtënat që i konsideroi një "kërcënim të drejtpërdrejtë për demokracinë".

Uribe njoftoi kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm në tetor.

Ai vjen nga një familje e shquar politike në Kolumbi, me lidhje me Partinë Liberale të vendit. Babai i tij ishte udhëheqës sindikate dhe biznesmen.

Nëna e tij ishte Diana Turbay, një gazetare e cila u vra në vitin 1991 në një përpjekje për ta shpëtuar, pasi ishte rrëmbyer nga karteli i drogës Medellin, i drejtuar në atë kohë nga Pablo Escobar.

Poll

MOS HUMB