Bota

Raporti i Gallup: Edhe pse në luftë, 73% e popullsisë botërore ndihet e sigurtë

Së fundmi, raporti i organizatës amerikane Gallup me temë "Siguria Globale 2025", e cila prej vitit 2006 kryen studime për sigurinë në botë, zbuloi se 73% e të rriturve në mbarë botën raportojnë se ndihen të sigurt aty ku jetojnë.

Loreta Koleci
Raporti i Gallup: Edhe pse në luftë, 73% e popullsisë
Foto ilustruese

Viti 2024 ësht viti i shënuar për konfliktet globale dhe dy luftërat më të madhe, Rusi-Ukrainë dhe Izrael-Palestinë. Por edhe pse bota po përjeton një destabilitet të lartë politik, më shumë njerëz shprehen se ndihen të sigurt në vendet e tyre si kurrë më parë.

Së fundmi, raporti i organizatës amerikane Gallup me temë "Siguria Globale 2025", e cila prej vitit 2006 kryen studime për sigurinë në botë, zbuloi se 73% e të rriturve në mbarë botën raportojnë se ndihen të sigurt aty ku jetojnë.

CEO i kësaj organizate, Jon Clifton është shprehur se mes këtyre trazirave botërore njerëzit po ndërtojnë komunitete më të forta.

"Edhe mes konfliktit dhe pasigurisë, njerëzit në të gjithë botën po ndërtojnë komunitete më të sigurta nga themelet. Këto gjetje tregojnë se siguria nuk është vetëm mungesa e dhunës, por është prania e besimit, institucioneve dhe rezistencës kolektive.", -u shpreh ai.

Por si renditen shtetet në këtë raport? Kush kryeson dhe kush qëndron në fund? Po Shqipëria me Kosovën?

Singapori kryeson botën në siguri

Singapori u rendit përsëri në vendin e parë globalisht për sigurinë, me 98% të banorëve që thonë se ndihen të sigurt duke ecur vetëm natën. Kjo është hera e 12-të që Singapori kryeson listën globale të Gallup. Ndërsa, Afrika e Jugut raportoi perceptimin më të ulët të sigurisë në botë, me vetëm 33% të të rriturve që ndihen të sigurt.

Si kurrë më parë, Kosova renditet e treta në botë për sigurinë, në indeksin e Ligjit dhe Rendit, ku 97% e të anketuarve janë shprehur se ndihen të sigurtë në vendin e tyre. Ndërsa Shqipëria renditet e 41-ta në listë, ku 85% e të anketuarve janë shprehur se ndihen të sigurtë. Në këtë rënditje Shqipëria lë pas shtete si Kroacia, Franca, Serbia, Sllovakia, Shtetet e Bashkuara dhe Mbreterine e Bashkuar e shumë të tjera.

Rezultatet e këtij raporti bazohen në intervista me 145,170 të rritur të moshës 15 vjeç e lart në 144 vende dhe territore të ndryshme të botës, duke ofruar një pamje gjithëpërfshirëse aktuale se si njerëzit në mbarë botën e perceptojnë sigurinë e tyre personale./ZËRI

Poll

MOS HUMB