Bota

Rrëzimi i avionit në Kazakistan/ Azerët: U godit nga raketa ruse, nuk e lejuan të ulej

Sipas burimeve, raketa qëlloi Fluturimin 8432 gjatë aktivitetit ajror mbi Grozny, ku shkaktoi dhjetëra viktima dhe të plagosur.

I.F
Rrëzimi i avionit në Kazakistan/ Azerët: U godit nga raketa ruse,
Pamje nga vendngjarja

BAKU- Burime të qeverisë, të cilët folën në mënyrë anonime, së Azerbajxhanit konfirmuan për Euronews të enjten se një raketë ruse shkaktoi rrëzimin e aeroplanit të Azerbajxhanit Airlines në Aktau të mërkurën. Sipas burimeve, raketa qëlloi Fluturimin 8432 gjatë aktivitetit ajror mbi Grozny, ku shkaktoi dhjetëra viktima dhe të plagosur.

Burime qeveritare i thanë Euronews se avioni i dëmtuar nuk u lejua nga autoritetet ruse të ulej në asnjë aeroport rus pavarësisht kërkesave të pilotëve për të bërë një ulje emergjente dhe u urdhërua të fluturonte përtej Detit Kaspik për në Aktau në Kazakistan, pasi nëse do të përplasej në det, gjurmët do të humbisnin se u përplas.

Sipas dëshmive, sistemet e navigimit GPS të avionit ishin bllokuar gjatë gjithë rrugës mbi det. Në total, 38 pasagjerë u vranë dhe 29 të tjerë u shpëtuan kur avioni u rrëzua pranë qytetit Aktau, Kazakistan.

Detaje më të sakta priten të merren nga analizat e kutisë së zezë të avionit, e cila është rikuperuar gjatë mbrëmjes. Në kushte normale, fluturimi nga Baku në Grozni do të zgjaste më pak se një orë, por ky fluturim zgjati mbi 2 orë e 33 minuta, me ndërprerje të pjesshme të transmetimit të të dhënave për shkak të ndërhyrjeve në sinjalet pranë Groznit.

Azerbajxhani Airlines tha se avioni ishte detyruar të bënte një ulje emergjente rreth 3 km (1.8 milje) nga Aktau në Kazakistan. Kompania ajrore ka njoftuar pezullimin e fluturimeve nga Baku në Çeçeni. Ndërsa policia kazake ka hapur një procedim penal: “Zyrtarët e departamentit të policisë së transportit kanë nisur një hetim paraprak mbi akuzën për shkelje të rregullave të sigurisë së operacioneve të transportit që ka çuar në vdekjen e dy ose më shumë personave nga neglizhenca”, ka deklaruar departamenti. /ZËRI

Poll

MOS HUMB