Bota

SHBA dhe Irani drejt bisedimeve, Financial Times: Takimi mund të zhvillohet në Pakistan

Shefi i Ushtrisë Pakistaneze, Asim Munir, foli me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të dielën, ndërsa kryeministri Shehbaz Sharif zhvilloi një telefonatë me Presidentin iranian, Masoud Pezeshkian, të hënën.

I.F
SHBA dhe Irani drejt bisedimeve, Financial Times: Takimi mund të zhvillohet
foto ilustruese

WASHINGTON- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani duket se janë drejt bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme, me Pakistanin që mund të jetë mikpritës i bisedimeve.

Sipas Financial Times, Pakistani thuhet se është ofruar të organizojë bisedime në kryeqytetin e tij, Islamabad, që këtë javë, të cilat mund të përfshijnë zyrtarë të lartë nga Uashingtoni dhe Teherani. Shefi i Ushtrisë Pakistaneze, Asim Munir, foli me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të dielën, ndërsa kryeministri Shehbaz Sharif zhvilloi një telefonatë me Presidentin iranian, Masoud Pezeshkian, të hënën.

Përveç përcjelljes së shqetësimeve të tij mbi “luftërat e rrezikshme të vazhdueshme në rajonin e Gjirit”, Sharif siguroi Iranin se Pakistani do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në “lehtësimin e paqes” në rajon.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, ka sugjeruar gjithashtu se janë marrë mesazhe nga “disa vende mike që tregojnë një kërkesë të SHBA-së për negociata për t’i dhënë fund luftës”, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.

“Këtyre iniciativave iu dhanë përgjigje të përshtatshme në përputhje me qëndrimet themelore të vendit”, u citua të ketë thënë Baqaei.

Trump tha të hënën se SHBA-të do të shtyjnë sulmet ndaj objekteve energjetike iraniane pas bisedimeve “produktive”, megjithëse Teherani ka thënë se aktualisht nuk ka dialog me Washington.

SHBA-të nuk kanë dhënë detaje rreth bisedimeve për të cilat foli Trump. “Këto janë diskutime të ndjeshme diplomatike dhe Shtetet e Bashkuara nuk do të negociojnë përmes mediave”, tha Shtëpia e Bardhë. Raporti i FT tha se zyrtarët pakistanezë po lehtësonin komunikimet midis Teheranit dhe të dërguarve të Trump, Steve Ëitkoff dhe Jared Kushner.

Pakistani është përmendur si një ndërmjetës i mundshëm për të ndërmjetësuar paqen, përveç Egjiptit dhe Katarit”, sipas AFP./ZËRI

Poll

MOS HUMB