Bota

Shiti foshnjën e saj për 2 mijë euro, arrestohet 37-vjeçarja në Spanjë

Por, më pas ajo u pendua dhe u përpoq sërish të merrte foshnjën e saj.

I.F
Shiti foshnjën e saj për 2 mijë euro, arrestohet
FOTO ILUSTRUESE

SPANJË- Një 37-vjeçare është arrestuar në Spanjë, pasi ka shitur foshnjën e saj për 2000 euro një çifti që kishte probleme fertiliteti. Por, më pas ajo u pendua dhe u përpoq sërish të merrte foshnjën e saj. Çifti refuzoi t’ia kthente foshnjën, pasi nëna nuk i kthente as shumën e shitjes së foshnjës, as 1.000 euro që ata kishin shpenzuar shtesë për shpenzimet e qëndrimit të saj për një muaj në Cordobë.

Nëna biologjike kishte shkuar në qytetin ku ndodheshin blerësit për të lindur foshnjën. Gruaja 37-vjeçare u arrestua në Mostoles, në periferi të Madridit, sipas njoftimit të policisë, ndërsa çifti që mori foshnjën, si dhe dy të afërm të tyre, u arrestuan.

Hetimet nisën kur gruaja 37-vjeçare, nënë e gjashtë fëmijëve të tjerë, kujdestarinë e të cilëve ia hoqën në vitin 2022 pas një denoncimi nga shërbimet sociale për neglizhencë, depozitoi një kallëzim, duke pretenduar se një familje në Cordobë kishte rrëmbyer foshnjën e saj. Foshnja u dërgua në një qendër mbrojtjeje për fëmijë në Cordobë./ZËRI

Poll

MOS HUMB