Bota

Shpërndau parlamentin/ Osmani takon krerët e partive për datën e zgjedhjeve! Kurti nuk shkon

Në takimin ku mungoi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Osmani priti kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe të AAK-së, Ramush Haradinaj

zh.ll
Shpërndau parlamentin/ Osmani takon krerët e partive për
vjosa osmani-takimi

KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani ka shpërndarë mëngjesin e sotëm Kuvendin, duke bërë që Kosova të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Menjëherë më pas, në orën 13:00, ka nisur konsultimet me përfaqësuesit e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Në takimin ku mungoi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Osmani priti kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe të AAK-së, Ramush Haradinaj. Ndërkohë që më herët, kryetarja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci njoftoi se do ta çojnë në Kushtetuese dekretin për shpërndarjen e Kuvendit. Sipas tyre, shpërndarja e Kuvendit nga ana e presidentes Vjosa Osmani paraqet akt të paprecedent që bie ndesh me rendin.

Mëngjesin e sotëm presidentja Osmani nxori një dekret për shpërndarje të Kuvendit, pasi ky institucion dështoi të zgjidhte presidentin e ri deri më 5 mars, i cili ishte afati i fundit për ta bërë këtë. Sipas Ligjit, zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen brenda 45 ditësh, por jo më herët se 30 ditë./ZËRI

Poll

MOS HUMB