Bota

Sllovenia shpall ‘non grata’ Kryeministrin Netanyahu

Qeveria theksoi se masa nuk i drejtohet popullit izraelit, por synon të forcojë mbështetjen politike

F.I

Sllovenia shpall ‘non grata’ Kryeministrin Netanyahu

SLLOVENI-Sllovenia e ka shpallur kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu person 'non grata', duke i ndaluar hyrjen në vend. Vendimi synon t'i dërgojë "një mesazh të qartë qeverisë izraelite: Sllovenia pret respekt të vazhdueshëm për vendimet e gjykatave ndërkombëtare dhe të drejtës ndërkombëtare humanitare", raportojnë mediat e huaja.

Sekretarja e Shtetit për Punët e Jashtme Neva Grasic kujtoi se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur që politikat e Izraelit shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe se një komision hetimor i OKB-së i quajti veprimet e Izraelit në Gaza "gjenocid" në raportin e tij të 16 shtatorit 2025.

Qeveria theksoi se masa nuk i drejtohet popullit izraelit, por synon të forcojë mbështetjen politike dhe diplomatike për zgjidhjen me dy shtete./ZËRI

Poll

MOS HUMB