Politikë

Rikthim si kryeministër? Berisha zbulon 'formulën': Me zgjedhje nuk bëhem, por me referendum po!

Pra, sipas Berishës, pasi të votojnë për ndryshimin e qeverisë, qytetarët duhet të rikthehen sërish në kutitë e votimit, këtë herë për të zgjedhur mes kandidaturave se kush do të marrë postin e kryeministrit.

zh.ll
Rikthim si kryeministër? Berisha zbulon 'formulën': Me
sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se nuk do ta marrë automatikisht postin e kryeministrit edhe në rast se opozita fiton zgjedhjet. Gjatë një interviste në emisionin “ÇdoKënd” në A2 CNN, ai u shpreh se qytetarët duhet të vendosin përmes një referendumi nëse do të jetë në krye të qeverisë.

Pra, sipas Berishës, pasi të votojnë për ndryshimin e qeverisë, qytetarët duhet të rikthehen sërish në kutitë e votimit, këtë herë për të zgjedhur mes kandidaturave se kush do të marrë postin e kryeministrit.

“Një gjë kam deklaruar se unë kryeministër nuk bëhem pse fitoj zgjedhjet. Jo. Bëhem kryeminsitër me referendum. Po fitova zgjedhjet do votojnë edhe njëherë shqiptarët për kryeministrin. Kushtetuta nuk e pengon se ti u jep mundësi me 3-4 kandidatura me referendum popullor. Absolutisht asnjë ambicie, por respekt. Se nëse ti udhëheq fushatën dhe fiton të gjitha ato që u ke thënë qytetarëve ata kanë të drejtë. Atëherë del problemi që ata duhet të vendosin veças për kandidaturat e kryeministrit”, tha Berisha. 

Ndër të tjera, Berisha rikonfirmoi gjithashtu qëndrimin e tij për kufizimin e mandatit të kryeministrit në jo më shumë se dy mandate. Lideri demokrat u shpreh se Shqipëria ka pasur disa rotacione politike nga viti 1990 deri në vitin 2013. Ndërkohë, sipas tij, ndryshe ka ndodhur me ardhjen e kryeministrit Rama.

“Jam, sepse nga viti 1990-2013 ka ndodhur 4 rrotacione. Nga 2013 deri më sot asnjë rrotacion sepse në Shqipëri rrotacionin e lejon krimi i organizuar me Edi Ramën”, tha Berisha./ZËRI

MOS HUMB