
SHBA-Më shumë se 50 vende kanë kontaktuar Trumpin për të tentuar të negociojnë pasi ai njoftoi tarifa gjithëpërfshirëse këtë javë, thotë drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar të SHBA-së, Kevin Hassett, raporton BBC.
“Mbrëmë mora një raport nga zyra e përfaqësuesit të tregtisë së SHBA, USTR se më shumë se 50 vende kanë kontaktuar presidentin për të filluar negociata. Por ata po e bëjnë këtë sepse e kuptojnë që bartin shumë tarifa. Nuk mendoj se do të shihni një efekt të madh te konsumatori në SHBA, sepse mendoj se arsyeja pse ne kemi një deficit tregtar të vazhdueshëm dhe afatgjatë është se këta njerëz kanë ofertë shumë joelastike”, tha Hasset
Indonezia dhe Tajvani thonë se nuk do të vendosin tarifa hakmarrëse ndërsa presidenti izraelit Benjamin Netanyahu po shkon në Uashington DC për të takuar Trumpin për bisedime tregtare Kjo vjen pasi një tarifë "bazë" prej 10% për shumicën e importeve amerikane filloi dje.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer paralajmëron "bota siç e dinim ka shkuar" dhe thotë se qeveria është e gatshme të ndërhyjë për të mbrojtur ekonominë britanike.
Gjithashtu kryeministrja italiane Giorgia Meloni është zotuar të mbrojë bizneset që do të goditen nga tarifat e presidentit amerikan Donald Trump.
Bashkimi Evropian po përgatitet të mbrojë interesat e tij me kundërmasa proporcionale ndaj tarifave të presidentit amerikan Donald Trump dhe do të punojë me partnerët e tij në këtë drejtim, tha sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas një bisede telefonike me kryeministrin britanik Keir Starmer. Von der Leyen tha gjithashtu se BE-ja është e përkushtuar të punojë ngushtë me Britaninë për sigurinë dhe mbrojtjen dhe është e shqetësuar për pengimin e Rusisë në përpjekjet për paqe në Ukrainë.
Trump njoftoi vendosjen e një tarife bazë prej 10% mbi të gjitha mallrat e importuara, përfshirë ato që vijnë nga vende si Shqipëria, të cilat nuk janë pjesë e ndonjë marrëveshjeje të veçantë tregtare me SHBA-në. Në listën e gjatë me më shumë se 60 vende të cilat do të tarifohen nga administrata e Donald Trump është edhe 'Tirana zyrtare'. Ndaj mallrave të importuara nga Kosova është vendosur tarifë prej 10 për qind, ndaj atyre nga Shqipëria 10 për qind, Serbia 37 për qind, Bosnia e Hercegovina 35 për qind, dhe Maqedonia e Veriut 33 për qind.
Sipas grafikut Shtetet e Bashkuara do t’i vendosin Bashkimin Evropian një tarifë prej 20%, Vietnamin me një tarifë prej 46%, Tajvanin 32%, Japoninë 24%, Indinë 26%, Korenë e Jugut 25%, Tajlandën 36% e kështu me radhë./ZËRI