Bota

Tjetër tërmet tund Turqinë! Vdes një e mitur, pësoi atak paniku! 69 të plagosur, u hodhën nga godinat

Rreth orës 00:30, një tërmet i fortë u ndje në pjesë të Turqisë, Egjiptit, Sirisë, Greqisë dhe disa vendeve të tjera në rajon.

k.m.
Tjetër tërmet tund Turqinë! Vdes një e mitur, pësoi
Pamje nga lëkundjet

TURQI- Një tërmet i fortë me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter u regjistrua herët këtë mëngjes pranë Marmaris në Turqi dhe pranë ishullit grek të Rodosit. Rreth orës 00:30, lëkundjet u ndjenë në pjesë të Turqisë, Egjiptit, Sirisë, Greqisë, por edhe në disa vendeve të tjera në rajon.

PAMJET E LËKUNDJEVE:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Nga lëkundjet, ndërroi jetë një vajzë 14-vjeçare, ndërsa u plagosën të paktën 69 persona. Sipas të dhënave të para që janë mësuar nga mediat vendase, e mitura pësoi një atak paniku nga lëkundjet. Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, Afranur Ginli humbi jetën; ndërsa të plagosurit u hodhën nga lartësia për të dalë nga godinat ku ndodheshin në momentin që ndjenë lëkundjet.

Dr. Ceyhun Uzcelik, drejtor i Qendrës për Sistemet e Informacionit Gjeografik në Universitetin Mugla, tha: Për momentin, nuk presim një cunami në brigjet e Marmaris. Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm pas tërmeteve më të forta. Këshillat e autoriteteve duhet të merren seriozisht.

Në Rodos, nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale./ZËRI

Poll

MOS HUMB