Bota

"Më ndihmoni!"/ Tragjedia në Budva, 19-vjeçarja serbe humb jetën gjatë fluturimit me parashutë

Pamjet rrëqethëse të Radnjiç, të cilat MailOnline ka zgjedhur të mos i publikojë, e tregonin atë të shqetësuar. 

k.m.
"Më ndihmoni!"/ Tragjedia në Budva, 19-vjeçarja serbe
Tijana Radonjiç

MAL I ZI- Një studente ka humbur jetën pasi hoqi rripin e sigurimit ndërsa bënte parashutë. Tijana Radonjiç, 19 vjeç, ishte me pushime në Budva të Malit të Zi, kur fluturoi në një lartësi prej 50 metrash. Pavarësisht se shërbimet e urgjencës nxituan ta gjenin, konfirmuan se ajo kishte vdekur. Pamjet rrëqethëse të Radnjiç, të cilat MailOnline ka zgjedhur të mos i publikojë, e tregonin atë të shqetësuar. 

Spektatorët e tmerruar në plazh thuhet se e kanë dëgjuar Tijanën të bërtasë vetëm pak çaste para rënies: Më ulni poshtë! Më ulni poshtë!. Media lokale "Republika" tha se të tjerë e dëgjuan të bërtiste 'më ndihmoni'. Rrethanat e vdekjes së saj mbeten të paqarta, me disa media lokale që raportojnë se ajo kishte qenë duke filmuar një video promovuese për një agjenci turistike lokale.

"Më ndihmoni!"/ Tragjedia në Budva, 19-vjeçarja serbe
Tijana Radonjiç

Radonjiç dyshohet se kishte rënë dakord për një udhëtim falas me parashutë në këmbim të videos për të promovuar biznesin me turistët për sezonin e pushimeve verore. Spoti duhej ta tregonte të renë me bikini duke fluturuar e lumtur mbi Rivierën e Budvës mbi një parashutë që tërhiqej nga një motoskaf.

Dëshmitarët u thanë mediave lokale se ajo dukej e lumtur dhe e relaksuar ndërsa ishte e lidhur me rripin e sigurimit, por Republika ka raportuar se ajo mund të ketë pësuar një 'sulm paniku'. 

"Më ndihmoni!"/ Tragjedia në Budva, 19-vjeçarja serbe
Tijana Radonjiç

Prindërit e adoleshentes, Branka dhe Goran, ndanë një lamtumirë prekëse përpara funeralit të saj sot: Nuk do të pajtohemi kurrë me këtë humbje, as nuk do ta pranojmë që ti je zhdukur. Do të mbetesh përgjithmonë në zemrat tona. Më e guximshmja jonë, të duam pafundësisht dhe do të na mungosh përgjithmonë. Pusho në paqe dhe urojmw qw engjëjt të ruajnë. Tani je një prej tyre.

Policia po heton vdekjen, por pronari i kompanisë turistike tha se ajo dukej e lumtur para aktivitetit: Ajo ishte e gëzuar dhe me humor të mirë para fluturimit. Ajo nuk tregoi frikë nga lartësitë apo fluturimi. Para se të niseshim, ajo u përshëndeti miqtë e saj në plazh dhe ata ia kthyen përshëndetjen. Gjithçka dukej mirë. Nuk e dimë pse ajo e zgjidhi rripin e sigurimit. Mendoj se nuk e bëri me vetëdije, por në një moment frike të pakontrollueshme. Më vjen keq për vdekjen e vajzës së re. Shpresoj të takohem me prindërit e saj për t'i shprehur ngushëllimet e mia personalisht. Jemi të gjithë të shokuar pas aksidentit që ndodhi. Ndoshta nuk ishte e vetëdijshme për lartësinë në të cilën po fluturonte. Nuk e di saktësisht se çfarë ndodhi. Ajo nuk tregoi asnjë frikë nga fluturimi, madje bëri edhe trajnimin.

Policia lokale ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat që çuan në këtë ngjarje të rëndë./ZËRI

Poll

MOS HUMB