Bota

Trump i heq Blinken aksesin në informacionet e klasifikuara: Djalë i keq

Donald Trump i ka hequr të drejtën për të pasur akses në informacionet e klasifikuara edhe Antony Blinken, ish-Sekretarin e Shtetit

F.I
Trump i heq Blinken aksesin në informacionet e klasifikuara: Djalë i
Anthony Blinken dhe Donald Trump

SHBA- Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i ka hequr të drejtën për të pasur akses në informacionet e klasifikuara edhe Anthony Blinken, ish-Sekretarin e Shtetit si dhe Jake Sullivan, ish-këshilltarin e Sigurisë Kombëtare.

“Djalë i keq. Hiqjani lejet”, citohet të ketë thënë sipas gazetës New York Post, Trump për Blinken.

Vendimi i Trump erdhi vetëm pak kohë pasi deklaroi se kishte hequr autorizimin e sigurisë për paraardhësin e tij, Joe Biden, duke i ndaluar aksesin në informacione të përditshme të inteligjencës. Presidenti amerikan hoqi gjithashtu autorizimet e sigurisë për Prokuroren e Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James dhe Prokurorin e Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, të cilët kanë udhëhequr çështje ligjore kundër tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB