Bota

Trump zbulon "frikën" e Iranit: Dëshiron një marrëveshje me, por ka frikë ta thotë

Duke folur në një aktivitet për mbledhje fondesh të republikanëve në Uashington, Trump këmbënguli se Irani po “negocion” me SHBA-në në lidhje me konfliktin në Lindjen e Mesme. 

zh.ll
Trump zbulon "frikën" e Iranit: Dëshiron një
donald trump

SHBA- Donald Trump ka pohuar se Irani dëshiron “të bëjë një marrëveshje kaq shumë”, por se “kanë frikë ta thonë, sepse mendojnë se do të vriten nga populli i tyre”. 

Duke folur në një aktivitet për mbledhje fondesh të republikanëve në Uashington, Trump këmbënguli se Irani po “negocion” me SHBA-në në lidhje me konfliktin në Lindjen e Mesme. 

“Askush nuk ka parë ndonjëherë diçka të ngjashme me atë që po bëjmë në Lindjen e Mesme me Iranin, dhe ata po negociojnë, meqë ra fjala, dhe ata duan kaq shumë të bëjnë një marrëveshje, por kanë frikë ta thonë sepse mendojnë se populli i tyre do t’i vrasë. Ata kanë gjithashtu frikë se ne do t’i vrasim”, tha Trump.

Komentet e presidentit amerikan vijnë pasi Irani më parë hodhi poshtë një plan paqeje të propozuar nga Shtëpia e Bardhë, duke i quajtur kërkesat "të tepërta". 

Kjo e shtyu Trumpin të kërcënonte “se do të lëshonte ferrin” mbi Iranin nëse nuk pranonte humbjen, duke shtuar se vendi do të “godiste më shumë se kurrë më parë”. /ZËRI

Poll

MOS HUMB