Bota

Trump kërcënon Iranin: Mund ta godasim sërish sonte...Teherani përgjigjet: Po ju presim

Presidenti Trump përmendi centralet elektrike si objektiva të mundshëm, duke shtuar: ‘’ Do t’i shkatërrijmë. Nuk dua ta bëj këtë, por nëse do të jetë e nevojshme, do t’i godasim.’’

M.K.
Trump kërcënon Iranin: Mund ta godasim sërish sonte...Teherani
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, ka paralajmëruar se administrate e tij mundet të ndërmarë sulme të reja ndaj Iranitm duke permendur so onbjektiva të mundshëm infrastrukturën kritike tcivile të vendit.

Gjatë nje takimi dypalësh më presidentitn e Ukrainës, Vladimir Zelesky, në margjinat e samitit te NATOS-s, presidenti Tump deklaroi se një sulm I mundshëm mundet të jetë i përmasave të mëdha.

“Mund të jetë një sulm I madh dh do të nxjerrë jashtë funksionit shumë gjëra”, u shpreh presidenti Trump

Presidenti Trump përmendi centralet elektrike si objektiva të mundshëm, duke shtuar: ‘’ Do t’i shkatërrijmë. Nuk dua ta bëj këtë, por nëse do të jetë e nevojshme, do t’i godasim.’’

Ai përmendi gjithashtu impiantet e desalinizimit, të cilat janë jetike për furnizimin me ujë të pijshëm, duke theksuar se ato do të goditeshin vetëm nëse situata do ta kërkonte.

Presidenti amerikan iu referua edhe ishullit Kharg, qendra kryesore e eksporteve të naftës së Iranit. Sipas tij, forcat amerikane kanë kryer një sulm ndaj ishullit gjatë natës së kaluar.

“Ne sulmuam Kharg Island mbrëmë dhe dëmtuam një pjesë të tij. U thashë ushtarakëve të mos preknin naftën, sepse ndoshta një ditë mund ta marrim nën kontroll ishullin Kharg. U thashë të mos godisnin tubacionet, por gjithçka tjetër. Ata e bënë këtë dhe mund ta godasin sërish edhe sonte,” deklaroi Trump.

Deklaratat e presidentit amerikan kanë ngjallur reagime të forta në Iran. Zyrtarë iranianë paralajmëruan se çdo sulm i ri do të përballet me një përgjigje të ashpër.

Zëdhënësi i Komisionit për Sigurinë Kombëtare dhe Politikën e Jashtme në Parlamentin iranian, Ebrahim Rezaei, shkroi në rrjetin social X: “Ejani, po ju presim dhe ju premtojmë se asnjë ushtar amerikan nuk do të kthehet i gjallë.”

Edhe ish-ministri i Jashtëm i Iranit, Ali Akbar Velayati, dënoi atë që e quajti “përshkallëzimin e fundit”, duke deklaruar se Irani “e ka paralajmëruar më parë se rajoni nuk është vend për lojëra politike” dhe se vendi “mbetet me gishtin në këmbëz, i gatshëm për t’iu përgjigjur çdo agresioni.”

Deklaratat e fundit vijnë në një klimë të tensionuar mes SHBA-së dhe Iranit, ndërsa komuniteti ndërkombëtar vijon të bëjë thirrje për përmbajtje dhe shmangie të një përshkallëzimi të mëtejshëm të konfliktit.

Poll

MOS HUMB