SHBA-Presidenti Donald Trump, i cili ka thënë se operacioni kundër Presidentit Venezuelan Nicolas Maduro duhet të shërbejë si një paralajmërim për pjesën tjetër të botës. Presidenti amerikan nuk do të ndaelt vetëm me Venezuelën, duke nënkuptuar se Presidenti kolumbian Gustavo Petro mund të përballet së shpejti me sulme të SHBA-së.
“Kolumbia është gjithashtu shumë e sëmurë, e drejtuar nga një njeri i sëmurë që i pëlqen të prodhojë kokainë dhe ta shesë atë në Shtetet e Bashkuara. Dhe ai nuk do ta bëjë këtë për shumë kohë. Më lejoni t'jua them unë”, pohoi Trump.
Më herët presidenti i Kolumbisë lëshoi një deklaratë mbi operacionin dhe komentet e mëparshme të Trump për të, duke thënë: "Unë e refuzoj thellësisht faktin që Trump flet pa e ditur; emri im nuk shfaqet në dosjet gjyqësore mbi trafikun e drogës gjatë 50 viteve, as nga më parë dhe as nga e tashmja. Ndaloni së shpifuri për mua, z. Trump. Nuk është kështu mënyra se si kërcënoni një president të Amerikës Latine që doli nga lufta e armatosur dhe më pas nga lufta e popullit për Paqe në Kolumbi".
Gazetarët e pyetën Trumpin nëse SHBA-të kanë një plan të ngjashëm për t'u marrë me Kubën siç bënë për Venezuelën, të cilit ai iu përgjigj se Kuba mbijetoi vetëm falë Venezuelës.
“Kuba duket sikur është gati të bjerë. Nuk e di se si do të rezistojnë, por Kuba tani nuk ka të ardhura. Ata i kanë të gjitha të ardhurat nga Venezuela, nga nafta venezueliane. Nuk po marrin asnjë prej saj. Dhe Kuba është fjalë për fjalë gati të bjerë. Dhe keni shumë kubano-amerikanë të shkëlqyer që do të jenë shumë të lumtur për këtë.”-u shpreh Trump.
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro do të paraqitet sot në gjykatë në New York pas arrestimit të tij nga ushtria amerikane. Maduro përballet me akuzat për terrorizëm, drogë dhe armë./ZËRI