Bota

Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Po të mos isha unë, do të ndodhnin 6 luftëra

Trump tha se ka shumë armëpushime në botë dhe theksoi se nëse ai nuk do të ishte në detyrë, do të zhvilloheshin gjashtë luftëra.

F.I
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Po të mos
Keir Starmer dhe Donald Trump

SHBA-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë takimit me kryeministrin britanik Keir Starmer në Skoci ka komentuar sërish situatën e Serbisë me Kosovën. Trump tha se ka shumë armëpushime në botë dhe theksoi se nëse ai nuk do të ishte në detyrë, do të zhvilloheshin gjashtë luftëra.

“Serbia dhe Kosova janë një tjetër. Kemi shumë pika të nxehta që ishin luftë. Nëse nuk do të isha unë, do të ishin tani gjashtë luftëra të mëdha. India do të luftonte me Pakistanin,"-u shpreh Trump.

Ai shtoi se u kishte thënë liderëve të të dyja vendeve se, nëse do të shpërthente një luftë, nuk do të kishte më tregti me Shtetet e Bashkuara. Edhe më herët Trump ka komentuar situatën e dy vendeve në Ballkan, ku është shprehur se në mandatin e tij të parë Kosova dhe Serbia ishin fare pranë nisjes së një konflikti dhe ai arriti që t’i ulte të dyja palët të bënin një marrëveshje dhe të shmangnin luftën./ZËRI

Poll

MOS HUMB