Bota

Trump shpall ‘luftë ekonomike’ ndaj Iranit: Do të izolohen si kurrë më parë!

Trump kërcënoi gjithashtu me sanksione kundër çdo vendi që bën biznes me Iranin.

F.I
Trump shpall ‘luftë ekonomike’ ndaj Iranit: Do të izolohen
Donald Trump

SHBA-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar atë që e quajti "operacionin më shkatërrues ekonomik" kundër Iranit, ndërsa Uashingtoni rrit presionin mbi Teheranin, teksa bisedimet për t'i dhënë fund luftës midis dy vendeve ngecën. 

Trump tha se Irani “ka dështuar të shfrytëzojë” mundësinë për të arritur një marrëveshje dhe do të përballet me “luftë ekonomike dhe izolim në një shkallë të lartë”.

"Askush nuk i ka dhënë Republikës Islamike të Iranit një mundësi më të madhe sesa unë për të arritur një marrëveshje. Fatkeqësisht për ta, ata nuk kanë arritur ta shfrytëzojnë atë. Prandaj, sot po njoftoj operacionin më shkatërrues ekonomik të ndërmarrë ndonjëherë kundër ndonjë vendi. Kjo do të jetë luftë ekonomike dhe izolim në një shkallë të paparë”, shkruan Trump në platformën 'Truth'.

Ai kërcënoi gjithashtu me sanksione kundër çdo vendi që bën biznes me Iranin.

“Çdo vend që lejon institucionet e tij financiare, bizneset, aeroportet ose subjektet qeveritare të ofrojnë çdo lloj ndihme për Iranin, do të përballet vetë me pasoja të Tmerrshme Ekonomike. Kontrabanda e naftës, linjat e shkëmbimit, transfertat e parave të gatshme, shtëpitë e këmbimit, regjistrat e anijeve, kompanitë fasadë - të gjitha duhet të ndalen tani. Ju e dini kush jeni. Kjo do të jetë një ditë ekonomike, dhe ne kemi nevojë që të gjithë aleatët tanë të qëndrojnë në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të izoluar dhe mposhtur kërcënimin iranian.”-u shpreh Trump.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i hodhi poshtë kërcënimet e fundit të Trump për sanksione ekonomike, duke i quajtur ato një "devijim nga kriza e vetë Amerikës: borxh i paparë dhe kosto në rritje të interesit".

“Dyfishimi i politikave të dështuara do të sjellë vetëm disfatë të mëtejshme - dhe armiqësi ndaj iranianëve. Terrorizmi ekonomik amerikan kërcënon ekonominë globale dhe sovranitetin në mbarë botën”, shkroi ai në X.

Njoftimi i Trump erdhi disa orë pasi Emiratet e Bashkuara Arabe, një partner i rëndësishëm tregtar për Iranin, pezulluan të gjitha lidhjet financiare me vendin, duke e akuzuar atë për lëshimin e dy raketave balistike drejt ujërave të tyre. Teherani e mohoi pretendimin, duke e quajtur atë një “operacion me flamur të rremë”./ZËRI

Poll

MOS HUMB