
DAMASK- Sirianët sulmuan pallatin e braktisur presidencial të Bashar al-Assad në Damask, duke plaçkitur sendet e ish-presidentit dhe duke pozuar brenda zyrës së tij. Por po ashtu, kanë zbuluar edhe koleksionin e tij të madh të makinave luksoze.
Videot nga garazhi i Asadit tregojnë koleksionin e tij të makinave luksoze që kushtojnë miliona euro. Në garazh ka makina Lexus, Rolls Royce, Aston Martin, Ferrari, Mercedez, Audi dhe BMW.
This is reportedly Bashar Assad's garage, where he kept his luxury cars while his people suffered in poverty. pic.twitter.com/E3dq40fzCN
— Clash Report (@clashreport) December 8, 2024
Videot e publikuara nga brenda rezidencës presidenciale tregojnë burra, gra dhe fëmijë që enden në ndërtesën gjashtëkatëshe. Sipas gazetarit, një sallë pritjeje e pallatit presidencial është djegur plotësisht.
Rebelët në Siri kanë arritur të marrin kontrollin e shteteve kyçe, mes të cilëve dhe kryeqyteti, Damasku, duke shpallur kështu përfundimisht fundit e regjimit të diktatorit Bashar al-Assad. Shtetrrethimi u shpall prej orës 16:00 me atë vendore siriane, deri në orën 05:00 të ditës së ardhshme. Arsyet e këtij shtetrrethimi nuk janë të qarta, por nga sa mund të kuptohet, mund të jetë vendosur për shkak të situatës disi kaotike të shkaktuar në kryeqytetin sirian./ZËRI