Bota

VD- Po ndodh! Hamasi liron 3 pengjet e para, vajzat po i pret familja në kufi

Tre gratë u morën nga një autokolonë e Kryqit të Kuq për t'i dorëzuar ato tek forcat izraelite, të cilat më pas do i transportojne me helikopterë të ushtrisë në kufi me Gazën, atje ku edhe i presin familjarët e tyre.

k.m.
VD- Po ndodh! Hamasi liron 3 pengjet e para, vajzat po i pret familja në
Vajzat që po lirohen

GAZA- Po ndodh! Pas thuajse 16 muajsh luftë, 3 pengjet e para të Hamasit janë liruar. Pranë familjes së saj po shkon 24-vjeoarja Romi Gonen, e cila u rrëmbye nga festivali i muzikës Supernova më 7 tetor 2023; 31-vjeçarja Doron Stanbar Hair, i cili po punonte si infermier në një klinikë veterinare dhe 28-vjeçarja Emily Damari, e cila ishte në shtëpinë e saj në Kibbutz Kfar Aza.

Tre gratë u morën nga një autokolonë e Kryqit të Kuq për t'i dorëzuar ato tek forcat izraelite, të cilat më pas do i transportojne me helikopterë të ushtrisë në kufi me Gazën, atje ku edhe i presin familjarët e tyre. Pas takimit të parë, vajzat do të shoqërohen në spital. 

MOMENTI ME VIDEO:

Gal Hirsch, oficeri i qeverisë që po merret me operacionin e kthimit të pengjeve, tha se për shtatë ditë do të lirohen edhe 4 vajza dhe gra të tjera, të cilat janë ende gjallë. Hamasi, nga ana e tij, më pas njoftoi se Izraeli do të dorëzojë një listë me emrat e 90 të burgosurve palestinezë që do të lirohen sot në këmbim të lirimit të tre grave.

Ndërkohë në terren, forcat izraelite tashmë kanë filluar të tërhiqen nga zonat në qytetin jugor të Rafahut në Korridorin e Filadelfias përgjatë kufirit midis Egjiptit dhe Gazës. Sipas kushteve të marrëveshjes së armëpushimit, Izraeli duhet të fillojë të tërhiqet menjëherë nga "zonat urbane" të rajonit.

Armëpushimi filloi në orën 11:15, me orën lokale, pothuajse tre orë me vonesë nga ora që ishte parashikuar më herët. Kjo vonesë erdhi pasi Hamas tha se kishte një vonesë “teknike” në dorëzimin e emrave të tre pengjeve, të cilët do të liroheshin të dielën. Ndërkohë ka nisur vendosja e mijëra policëve në të gjithë Rripin e Gazës, sipas planit qeveritar, për të ruajtur rendin dhe sigurinë.

Kjo u bë e ditur nga zyra e informacionit të Hamasit, raportojnë mediat izraelite. Sulmet izraelite pas kohës së fillimit të armëpushimit të planifikuar fillimisht në orën 8:30 të mëngjesit, vranë të paktën tetë palestinezë dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur. Kryeministri Benjamin Netanyahu tha më herët se armëpushimi i shumëpritur nuk do të fillonte derisa Hamas të publikojë listën e pengjeve. Pavarësisht vonesave, edhe Hamas publikoi tre pengje, të cilat do të lirohen, sipas marrëveshjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB