Bota

VD- Trump i zhgënjyer me Zelenskyn: Nuk e ka lexuar ende planin tonë të paqes, populli e vlerëson atë…

Presidenti i SHBA, Donald Trump, duke folur me gazetarët në Uashington, tha se Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky "nuk është gati" të nënshkruajë një propozim paqeje që synon t'i japë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës

E.K
VD- Trump i zhgënjyer me Zelenskyn: Nuk e ka lexuar ende planin tonë
zelensky trump

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur pakënaqësi ndaj liderit ukrainas Volodymyr Zelensky, duke deklaruar se ai nuk ka lexuar ende propozimin e rishikuar të paqes që Uashingtoni publikoi mbrëmjen e djeshme.

“Jam pak i zhgënjyer që Presidenti Zelensky nuk e ka lexuar ende propozimin, e bëri vetëm pak orë më parë. Populli i tij e vlerëson atë, por ai jo,” tha Trump para gazetarëve, duke shtuar se sipas tij, “Rusia është dakord me marrëveshjen”, ndërsa qëndrimi i Ukrainës mbetet i paqartë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

 

Nga Kievi, kryenegociatori Rustem Umerov reagoi sot duke theksuar se Zelensky do të marrë gjatë ditës të gjitha dokumentet që lidhen me planin e rishikuar të paqes.

Umerov shtoi se presidenti ukrainas do të informohet gjithashtu për dialogun që ekipi negociator ka zhvilluar me zyrtarë amerikanë fundjavën e kaluar, me fokus marrjen e informacionit të plotë mbi bisedimet që SHBA zhvilloi në Moskë javën e shkuar.

Poll

MOS HUMB