Aktualitet

VD/ PANIK në bord- Shqiptari sherr me stjuardesën, tenton të hapë derën gjatë fluturimit

Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, bëhet fjalë për një 23-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Mario Nikprelaj.

zh.ll
VD/ PANIK në bord- Shqiptari sherr me stjuardesën, tenton të
Pamje nga avioni

SHBA- Një fluturim i Delta Air Lines, i kompanisë Skyëest, u detyrua të bënte një ulje emergjente në Lowa pasi një pasagjer u përpoq të hapte derën e emergjencës në ajër, pas një sherri me stjuardesën.

“Më 17 korrik 2025, afërsisht në orën 6:13 pasdite, Policia e Cedar Rapids u dërgua në Aeroportin Lindor të Ajovës pas një shqetësimi në ajër nga një pasagjer mashkull në një fluturim Skywest nga Omaha në Detroit”, tha Departamenti i Policisë së Cedar Rapids, sipas CNN.

Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, bëhet fjalë për një 23-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Mario Nikprelaj. Ky i fundit u arrestua menjëherë nga autoritetet pas uljes, teksa do të përballet me akuzat e sjelljes jo korrekte, sulm dhe ngacmim, megjithëse shkaqet e sherrit me stjuardesën mbeten ende ta paqarta.

"Mario Nikprelaj, 23 vjeç, u mor në paraburgim të enjten në Aeroportin Lindor të Ajovës në Cedar Rapids pas "shqetësimit në ajër", tha Departamenti i Policisë së Cedar Rapids.  

Gjatë fluturimit, piloti i avionit u dëgjua në komunikimet me kullën e Aeroportit Lindor të Ajovës se një pasagjer ishte, “në një sherr me asistentin tonë të fluturimit tani, duke u përpjekur të hapte daljen e emergjencës”, raporton DailyMail.

Ndërkohë, mësohet se kjo nuk është përballja e parë me ligjin për shqiptarin. Bëhet me dije se në moshën 18-vjeçare, Nikprelaj u akuzua në shkurt të vitit 2020 për dhunë ndaj të dashurës. Gjithashtu, ai rezulton i akuzuar për një rast vjedhje të një borëpastrueseje që ishte në punë. Ai ka tentuar të arratiset, megjithatë, mjeti i pajisur me sisitem GPS bëri të mundur lokalizimin dhe më pas arrestimin e tij./ZËRI/

 
Poll

MOS HUMB