Aktualitet

Kosova, vendi i arratisjes! Policia zbulon ku fshihen vëllezërit që vranë Renis Dobrën

Nga pamjet filmike dhe provat e mbledhura deri më tani ka dyshime se të dy kanë dalë jashtë vendit duke përdorur kufirin me Kosovën.

k.m.
Kosova, vendi i arratisjes! Policia zbulon ku fshihen vëllezërit
Renis Dobra

TIRANË- Dy nga katër autorët e bashkëpunëtorët e vrasjes së Renis Dobrës ende nuk janë vendosur në pranga. Por, Policia e Shtetit ka një dyshim se ku mund të jenë duke u fshehur dy vëllezërit Aleksandër dhe Kristi Bushgjoka. Nga pamjet filmike dhe provat e mbledhura deri më tani ka dyshime se të dy kanë dalë jashtë vendit duke përdorur kufirin me Kosovën. Në doganë kanë kaluar pa probleme, pasi më datë 9 korrik, kur ngjarja sapo kishte ndodhur ende nuk ishin në kërkim. Për të dy ka dyshime se fshihen ende në Kosovë.

Në vendin fqinjë shkoi edhe Petrit Çakrri, i cili u kthye në Tropojë, ku edhe u arrestua nga Policia. Për kapjen e dy vëllezërve të tjerë, Policia shqiptare është në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës.

Disa ditë më parë, Policia e Dibrës zbardhi ngjarjen duke arrestuar dy persona, Fation Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin, ndërsa shpalli në kërkim dy vëllezërit e Fationit, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokajn. Sipas Policisë, motiv i vrasjes së 23-vjeçarit në Mat dyshohet të ketë qenë konflikti për drogën në Gjermani. Renis Dobra, 23 vjeç, u vra mbrëmjen e 8 Korrikut 2025 në fshatin Madhesh të Matit. Ai ishte mbytur me litar nga autorët dhe më pas trupi i tij ishte futur brenda makinës. Autorët tentuan ta hidhnin makinën në Liqenin e Ulzës, por trupi mbeti buzë liqenit në rrethana ende të paqarta./ZËRI

Poll

MOS HUMB