Bota

VIDEO: Tragjike në Brazil, 8 të vdekur nga rrëzimi i një balone me ajër të nxehtë

Aksidenti ndodhi kur balona me ajër të nxehtë u përfshi nga flakët.

k.m.
VIDEO: Tragjike në Brazil, 8 të vdekur nga rrëzimi i një
Foto ilustruese

BRAZIL- 8 persona kanë humbur jetën pas një aksidenti tragjik me tullumbace me ajër të nxehtë në qytetin e Praia Grande në Brazil. Sipas raportimeve, në bord të balonës ndodheshin gjithsej 21 persona dhe 13 prej tyre janë shpëtuar. Lajmi u konfirmua nga guvernatori lokal, Jorginho Melo, në një postim në platformën X, duke shprehur tronditje për tragjedinë. 

"Jemi të gjithë të tronditur nga aksidenti me tullumbace me ajër të nxehtë në Praia Grande, të shtunën në mëngjes. Ekipi i shpëtimit është tashmë në vendngjarje,"- tha ai.

Videot e postuara në mediat sociale tregojnë balonën që digjet duke humbur lartësinë dhe më pas duke u rrëzuar në tokë.

PAMJET NGA AKSIDENTI:


Aksidenti ka shkaktuar një reagim të madh në Brazil, ku shërbimet emergjente dhe autoritetet po vazhdojnë të jenë të angazhuara në hetimin e shkaqeve të këtij incidenti tragjik./ZËRI

Poll

MOS HUMB