Bota

Vijon 'ferri' në Los Angeles, 16 viktima! Shpresë për ndalimin e erës së fortë

13 persona raportohen të zhdukur, dhe shumë vila luksoze, përfshirë të yjeve të Hollivudit, janë shkrumbuar.

F.I
Vijon 'ferri' në Los Angeles, 16 viktima! Shpresë për
PAMJE NGA NGJARJA

SHBA-Zjarret masive në Los Angeles kanë shkaktuar 16 viktima, ndërsa autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e mbi 153 mijë personave. Tymi dhe hiri kanë ndotur ajrin, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve. Ndërkohë, 13 persona raportohen të zhdukur, dhe shumë vila luksoze, përfshirë të yjeve të Hollivudit, janë shkrumbuar.

Pas një beteje shumë të vështirë disa ditore me flakët, zjarrfikësit dhe punonjësit e emergjencave kanë nisur më në fund të marrin nën kontroll situatën. Kjo vetëm në dy zona të zjarreve masive, në anën lindore dhe perëndimore të qytetit të Hollivudit.

Katër vatra të tjera të cilat janë jashtë kontrollit po djegin hapsira të mëdha në pjesë të tjera të Los Angeles. Ndalimi i erërave të forta pas disa ditësh pritet të përmirësojë situatën këtë fundjavë.

Mbi 150 mijë persona janë aktualisht nën urdhrat e evakuuimit dhe mbi 160 mijë të tjerë po qëndrojnë në gatishmëri me një shtetrrethim në zonat e banorëve të zhvendosur. Në të njëjtën kohë, policia arrestoi 22 persona për shkelje të orarit të qarkullimit gjatë orëve të natës dhe për grabitje në zonat e djegura./ZËRI

Poll

MOS HUMB