Bota

Vrasja e Khameneit, lideri suprem i Iranit do të prehet në qytetin e tij të lindjes

Sipas raportimeve trupi i Khameneit do të varroset në qytetin e tij të lindjes, Mashhad, në verilindje të Iranit.

I.F
Vrasja e Khameneit, lideri suprem i Iranit do të prehet në qytetin e
Ali Khamenei

TEHERAN- Trupi i udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khameneit që u vra gjatë sulmit në Iran nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit do të varroset në Mashhad. Sipas raportimeve trupi i Khameneit do të varroset në qytetin e tij të lindjes, Moshhad, në verilindje të Iranit.

Kujtojmë se ditën e shtunë rreth 30 bomba u hodhën në kompleksin ku po qëndronte Khamenei. Përveç Ajatollah Ali Khameneit, në sulmin amerikano-izraelit u vranë edhe bashkëshortja, vajza, dhëndri dhe mbesa e tij.

Irani konfirmoi gjithashtu se u vranë kreu i Gardës Revolucionare, Gjenerali Mohammad Pakpour, Gjeneral Lejtnant Saeed Abdolrahim Mousavi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, dhe Admirali Ali Shamkhani, Këshilltar i Komandantit Suprem dhe Sekretari i Këshillit të Mbrojtjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB