
Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin
KIEV- Media ndërkombëtare Agence France-Presse raporton se presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është gati të shkëmbejë territore me Rusinë në mënyrë që t’i japë fund në vendin e tij. Zelensky më parë e ka përjashtuar mundësine e një paqeje me Rusinë nëse përfshinte shkëmbim territoresh.
Por, pas fitores së presidentit amerikan Donald Trump, Zelensky e la të hapur mundësinë e një marrëveshje paqeje me homologun rus Vladimir Putin.
Presidenti i Ukrainës u shpreh asokohe se mund të lejojë shkëmbim territoresh në këmbim të një armëpushimi, por për një kohë të pacaktuar./ZËRI
Poll