Bota

Zelensky "zbarkon" në Uashington, mesazhi i tij para takimit me Trump: Do ta detyrojmë Rusinë për paqe

Presidenti ukrainas shprehu bindjen që së bashku me SHBA dhe evropianët do ta detyrojnë atë që të bëjë një paqe të drejtë.

zh.ll
Zelensky "zbarkon" në Uashington, mesazhi i tij para takimit me
Foto ilustruese

SHBA- Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky ka mbërritur në Uashington DC dhe do t'i bashkohen udhëheqës evropianë kur të takohet me Donald Trump pas rreth 12 orësh. Menjëherë pas mbërritjes, Zelensky shkroi në rrjete sociale duke mirënjohjen e tij ndaj presdidentit amerikan dhe partnerëve evropianë. Presidenti ukrainas shprehu bindjen që së bashku me SHBA dhe evropianët do ta detyrojnë atë që të bëjë një paqe të drejtë.

"Jam mirënjohës. Ne të gjithë ndajmë një dëshirë të fortë për ta përfunduar këtë luftë shpejt dhe me besueshmëri. Paqja duhet të jetë e qëndrueshme. Jam i bindur se ne do ta mbrojmë Ukrainën, do të sigurojmë sigurinë e saj dhe populli ynë do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj Trump, Amerikës dhe çdo partneri për mbështetjen dhe ndihmën e tyre të paçmuar. Rusia duhet ta përfundojë këtë luftë, të cilën e filloi vetë. Dhe shpresoj që forca jonë e përbashkët me Amerikën dhe miqtë tanë evropianë mund ta detyrojë Rusinë të bëjë një paqe të vërtetë.", shkroi ai. 

Të dielën vonë, Trump paraqiti paraprakisht mesazhin që do t'u përcjellë vizitorëve të Shtëpisë së Bardhë: Zelensky duhet të bjerë dakord me disa nga kushtet e Rusisë që lufta në Ukrainë të përfundojë. Kushtet që ai përmendi - që Ukraina të heqë dorë nga Krimea, të cilën Rusia e aneksoi në mënyrë të paligjshme në vitin 2014, dhe që të pranojë të mos bashkohet kurrë me NATO-n - janë ndër ato që Putini ka vendosur për t'i dhënë fund luftës.

Një delegacion udhëheqësish evropianë, përfshirë Emmanuel Macron të Francës, Friedrich Merz të Gjermanisë, Kier Starmer të Britanisë dhe Ursula von der Leyen të Komisionit Evropian, do t'i bashkohen Zelensky-t në Uashington, në një përpjekje të koordinuar për të mbështetur Kievin dhe për të formësuar të ardhmen e mbështetjes perëndimore për Ukrainën.

Ishte vetë Donald Trump ai që u bëri ftesë udhëheqësve evropianë për të marrë pjesë në takim. Më 15 gusht Trump dhe Putin mbajtën një samit në Anchorage të Alaskës, duke shënuar takimin e parë ballë për ballë midis dy udhëheqësve që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022./ZËRI

Poll

MOS HUMB