Bota

Zgjedhja e Dimal Bashës si kryeparlamentar sjell pakënaqësi, ministri i Mjedisit në Kosovë jep dorëheqjen

Ai thotë se ky vendim ka ardhur si pasojë e zgjedhjes së djeshme të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha. 

zh.ll
Zgjedhja e Dimal Bashës si kryeparlamentar sjell pakënaqësi,
Liburn Aliu

KOSOVË- Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, ka njoftuar të mërkurën dorëheqjen e tij. Përmes një postimi në rrjete sociale, Aliu bën me dije se ka dorëzur dorëheqjen e tij nga posti i ministrit të Mjedisit, te kryeminsitri Albin Kurti. Ai thotë se ky vendim ka ardhur si pasojë e zgjedhjes së djeshme të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha. 

Në postimin e Aliut shkruhej:

“Të dashur qytetarë,

Dua t’ju njoftoj që sapo e dorëzova te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit të kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim.

Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, u zgjodh të martën si kryetar i Kuvendit të Kosovës, me 73 vota pro, ndërsa 30 votuan kundër. Kjo ishte hera e dytë që emri i Bashës u propozua për kryeparlamentar, dhe një nga emrat e pestë të propozuar nga LVV. Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar i hap rrugën konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit./ZËRI

 

/ZËRI

Poll

MOS HUMB