
JAPONI- Japonia është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ballë, teksa autoritetet vendase kanë lëshuar një paralajmërim për cunami.
Lëkundjet e forta sizmike u ndjenë në Ishikawa, sipas transmetuesit kombëtar NHK, shkruan The Guardian.
Nuk ka ende të dhëna për viktima, të lënduar apo dëme materiale. Autoritetet japoneze kanë urdhëruar popullsinë që të evakuojë zonën e goditur nga tërmeti. Tërmeti mund të shkaktojë dallgë cunami deri në pesë metra të larta përgjatë bregut perëndimor të vendit, brenda 300 kilometrave nga epiqendra e tërmetit, njoftuan agjencitë amerikane dhe japoneze.

Kryeministri japonez Fumio Kishida pohoi se qeveria e tij ka ngritur një qendër të posaçme urgjence për të mbledhur informacion mbi tërmetet dhe cunamin dhe për t’ua përcjellë ato sa më shpejt banorëve me qëllimin të garantohet siguria e tyre.
Japonia është një vend jashtëzakonisht i prirur ndaj tërmeteve. Marsin e vitit 2011, një tërmet i madh dhe tsunami që e pasoi shkaktuan atje dëmtimin e rëndë të një centrali bërthamor./ZËRI