Bota

Tërmet i fortë godet Afganistanin dhe Pakistanin, 8 të vdekur

Deri më tani raportohet se 8 persona kanë humbur jetën.

I.F
Tërmet i fortë godet Afganistanin dhe Pakistanin, 8 të vdekur
Afganistan

AFGANISTAN- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9 ka goditur rajonin kufitar midis Afganistanit dhe Taxhikistanit, duke lëkundur pjesë të Pakistanit. Deri më tani raportohet se 8 persona kanë humbur jetën. Sipas Qendrës Gjermane për Kërkime në Gjeoshkencë, tërmeti ndodhi në një thellësi prej 175 kilometrash.

Lëkundjet u ndjenë në kryeqytetin afgan Kabul. Tërmeti u ndje gjithashtu në kryeqytetin pakistanez Islamabad, në provincën veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa dhe në rajonin verior Gilgit-Baltistan.

Lëkundjet u ndjenë gjithashtu në Kashmir. Departamenti Meteorologjik i Pakistanit fillimisht e vlerësoi tërmetin me magnitudë 6.1, ndërsa më pas u konfirmuar 5.9./ZËRI

Poll

MOS HUMB