Bota

Bastiset sërish shtëpia e Andrew Tate në Rumani (VIDEO)

Andrew Tate shihet duke u nxjerrë nga ndërtesa, i ndjekur nga vëllai i tij, Tristan.

F.I
Bastiset sërish shtëpia e Andrew Tate në Rumani (VIDEO)
Andrew Tate

RUMANI- Telashe të reja janë hapur pë Andrew Tate. Policë të maskuar kanë bastisur të mërkurën në mëngjes shtëpinë e Andrew Tate në Rumani, ndërkohë që influenceri pret gjykimin për akuzat e trafikut të qenieve njerëzore, përdhunimit dhe krijimit të grupit të strukturuar kriminal që shfrytëzonte gra seksualisht, shkruan Dailymail.

Videoja e publikuar nga media rumune “Observator” tregon policët e maskuar duke hyrë në rezidencën e Tate duke përdorur një shkallë metalike. Pak çaste më vonë, Andrew Tate shihet duke u nxjerrë nga ndërtesa, i ndjekur nga vëllai i tij, Tristan.

37-vjeçari Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan, 36 vjeç, u arrestuan në vitin 2022 pranë Bukureshtit bashkë me dy gra rumune. Akuzat ndaj tyre u ngritën zyrtarisht pas katër vitesh, por ata i mohojnë ato. Pasi qëndruan 3 muaj në burg, ata u kaluan në arrest shtëpie e më pas në detyrim paraqitje, pa të drejtë largimi nga Rumania.

Andrew Tate, i cili njihet për përhapjen e mesazheve kontroverse në rrjetet sociale sa i përket të drejtave të grave – ka gati 10 milionë ndjekës në platformën X. Llogaritë e tij në media të tjera sociale janë bllokuar dhe mbyllur disa herë, gjë që sipas tij bëhet për t’i mbyllur gojën./ZËRI

Poll

MOS HUMB