Bota

Andrew Tate do të përballet me gjyq për akuzat e trafikimit dhe përdhunimit

Tate u padit në qershor së bashku me vëllain e tij Tristanin dhe dy shtetas rumunë me akuzat e trafikimit të qenieve njerëzore, përdhunimit dhe formimit të një bande kriminale për shfrytëzim seksual të grave.

f.t
Andrew Tate do të përballet me gjyq për akuzat e trafikimit dhe
Andrew Tate

RUMANI- Gjykata e Bukureshtit në Rumani ka vendosur që Andrew Tate, një influencues në internet i vetëshpallur si “mizogjenist”, do të dalë përpara gjyqit për akuzat e trafikimit të qenieve njerëzore dhe përdhunimit. Tate u padit në qershor së bashku me vëllain e tij Tristanin dhe dy shtetas rumunë me akuzat e trafikimit të qenieve njerëzore, përdhunimit dhe formimit të një bande kriminale për shfrytëzim seksual të grave, akuza të cilat i kanë mohuar, shkruan CNN.

Prokurorët rumunë pretenduan se vëllezërit Tate joshën viktimat duke pretenduar në mënyrë të rreme se donin një lidhje ose martesë me ta. Eugen Vidineac, avokati kryesor i vëllezërve Tate, pretendoi të premten se vendimi i gjykatës “mungon në bazë ligjore dhe arsyetime” dhe tha se “kanë paraqitur një ankesë të fortë”. 

Vëllezërit Tate, të dy ish-boksierë profesionistë, u arrestuan për herë të parë në dhjetor të vitit 2022 dhe mbetën në paraburgim deri në prill të vitit 2023, para se të vendosen në arrest shtëpie. Tate u bë i famshëm në internet në vitet e fundit, duke grumbulluar miliarda shikime në TikTok me fjalime në lidhje me dominimin mashkullor, nënshtrimin femëror dhe krijimin e pasurisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB