Bota

Sulm terrorist në Filipine, 4 të vdekur dhe 42 të plagosur

E.K
Sulm terrorist në Filipine, 4 të vdekur dhe 42 të plagosur
Pamje nga vendi ku ndodhi shperthimi

FILIPINE- Të paktën 4 persona humbën jetën dhe 42 të tjerë u plagosën në një shpërthim gjatë një meshe katolike në Filipine.

Autoritetet lokale e raportuan këtë për BBC. Sulmi ndodhi të dielën në mëngjes në një gjimnaz në Universitetin Shtetëror Mindanao në qytetin Marawi. Presidenti i Filipineve Ferdinand Marcos Jr. dënoi sulmin "të pakuptimtë" dhe fajësoi "terroristët e huaj".

"Unë dënoj në termat më të ashpër të mundshëm aktet e pakuptimta dhe të urryera të kryera nga terroristët e huaj në Universitetin Shtetëror Mindanao dhe komunitetet në Marawi herët këtë të dielë në mëngjes," tha Marcos në një deklaratë. 

Në vitin 2017, qyteti Maraëi ishte vendi i një beteje pesë-mujore midis forcave qeveritare dhe militantëve të lidhur me Shtetin Islamik.

Poll

MOS HUMB