Bota

100 ditët e para, Trump po humbet besimin e amerikanëve

Donald Trump ka marrë 41%, më i ulëti për 100 ditët e para për një president të SHBA-së që nga epoka e Eisenhower. Kështu, Trump po ecën më keq se në mandatin e tij të parë.

k.m.
100 ditët e para, Trump po humbet besimin e amerikanëve
Donald Trump

SHBA- Pavarësisht kthimit në Zyrën Ovale, imazhi publik i Donald Trump po përkeqësohet në mënyrë dramatike. Tashmë që janë mbushur 100 nga marrja e mandatit të tij të dytë presidencial dhe për punën e tij është bërë një sondazh nga "CNN/SSRS". Ai ka marrë 41%, më i ulëti për 100 ditët e para për një president të SHBA-së që nga epoka e Eisenhower. Kështu, Trump po ecën më keq se në mandatin e tij të parë.

Mbështetja e tij është ulur me 4 pikë përqindje që nga marsi dhe me 7 që nga shkurti. Vetëm 22% thonë se janë plotësisht dakord me mënyrën e tij të qeverisjes, ndërsa dy herë më shumë amerikanë (45%) shprehin mosmiratim. Vlerësimi i miratimit të Trump për trajtimin e tij të ekonomisë ra gjithashtu me 5 pikë në nivelin më të ulët prej 39%, ndërsa vetëm 52% shprehin besim në politikat e tij ekonomike, 13 pikë më pak se dhjetori.

Në menaxhimin e qeverisë federale, vlerësimi i tij i miratimit ra në 42%, ndërsa besimi se ai zgjedh drejtuesit e duhur ra në 46%.

Shumica e amerikanëve (57%) besojnë se qasja e Trump e vë vendin në rrezik. Për çështjen e emigracionit, ku ai ishte rritur në fillim të vitit, vlerësimet e tij të pëlqimit ranë me 6 pikë.

Besimi se Trump po e përdor pushtetin e presidencës me përgjegjësi ka rënë në 46%, ndërsa vetëm 50% besojnë se ai po ofron një lidership kuptimplotë. Ai po kritikohet gjithashtu për breshërinë e tij të urdhrave ekzekutivë , me shumë qytetarë që shprehin shqetësimin nëse shumë prej tyre mund të përballojnë sfidat ligjore. Pavarësisht vlerësimeve të ulëta, 52% e amerikanëve besojnë se mandati i dytë i Trump do të ndryshojë rrënjësisht vendin. Megjithatë, vetëm 28% besojnë se ai tashmë ka filluar të zgjidhë në mënyrë thelbësore problemet e SHBA./ZËRI

Poll

MOS HUMB