Bota

2 orë takim! Meloni dhe Macron verë e të qeshura në Bruksel, u bashkohet edhe Scholz

Kryeministrja Giorgia Meloni dhe presidenti francez Emmanuel Macron u takuan përsëri në Bruksel në një takim dypalësh në prag të një Këshilli Evropian vendimtar për çështjet e zgjerimit në Ukrainë dhe buxhetin e BE.

k.m.
2 orë takim! Meloni dhe Macron verë e të qeshura në Bruksel,
Pamje nga takimi

BRUKSEL- Një takim shumë i gjatë nate, i ëmbëlsuar nga vera e kuqe, dollitë dhe të qeshurat, në barin e një hoteli historik në Bruksel bashkuan Gjermaninë, Italinë dhe Francën. Kryeministrja Giorgia Meloni dhe presidenti francez Emmanuel Macron u takuan përsëri në Bruksel në një takim dypalësh në prag të një Këshilli Evropian vendimtar për çështjet e zgjerimit në Ukrainë dhe buxhetin e BE, me çështjen e madhe të Paktit të Stabilitetit në sfond.

“Ishte një diskutim i shkëlqyer,”- shpjegoi Macron në fund të takimit, i cili filloi në orët e vona të mbrëmjes pas samitit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, larg kamerave. Sipas Ansa, takimi dypalësh u zhvillua në barin e hotelit ku qëndronte Olaf Scholz dhe zgjati mbi 2 orë.

Kancelarja gjermane përshëndeti Melonin dhe Macron, më pas u zhvendos në një tavolinë aty pranë me stafin e tij. Burimet zyrtare nuk zbuluan pothuajse asgjë nga takimi.

Por, pavarësisht fytyrave të relaksuara që shiheshin në tavolinë, temat për t'u diskutuar ishin shumë të nxehta./ZËRI

Poll

MOS HUMB