
Viti i ri ne Sydney
AUSTRALI- Viti i ri ka mbërritur dhe në Australi, përmes një spektakli fishekzjarresh. Australia bëhet vendi i tretë që pret vitin e ri pas Zelandës së Re dhe Kiribatit.
Sydney njihet dhe si kryeqyteti i botës për natën e ndërrimit të viteve, ndërsa hedhja e fishekzjarreve pritet me interes nga mijëra njerëz.
Turmat filluan të mblidheshin që në orët e para të mëngjesit me shpresën për të gjetur një vend të mirë për të parë ngjarjen. Të gjitha pikat e favorshme aty pranë u raportuan të jenë plot deri në orën 19:00 me orën lokale.
/Zëri
Poll