
SHBA- Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB) votoi sot për rezolutën e propozuar për Srebrenicën. Me 84 vota në favor, 19 kundër dhe 68 abstenime, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë që përcakton 11 korrikun, ditë të përkujtimit të gjenocidit të vitit 1995, kur forcat serbe të Bosnjës vranë më shumë se 8,000 myslimanë boshnjakë në Srebrenicë.
Menjëherë pas votimit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka bërë një gjest të turpshëm! Teksa votimi po ndodhte, ai hodhi mbi supet e tij flamurin serb.

Deri në këtë moment nuk ka asgjë të keqe, por më pas çohet në këmbë dhe sheh nga kamerat tek të cilat ngre lart 3 gishta.
MOMENTI ME VIDEO:
Por çfarë tregojnë, cili është simboli i tre gishtave?
Ky simbol ka fituar popullaritet mes serbëve vetëm gjatë luftërave në Ballkan. Në mjaft foto të shovinistëve serb në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci janë fiksuar momente kur ata ngrenë lartë tre gishtat teksa vrasin dhe dëbojnë banorët lokalë. Përdorimi i parë i popullarizuar i përshëndetjes me tre-gishtat (me gishta të ndara) ishte në vitin 1988, kur serbët e përdorur për të kundërshtuar shqiptarët, kroatët dhe sllovenët. Tre gishtat tregojnë etno-nacionalizmin serb dhe është një simbol që e gjen në fushatat në Serbi, por edhe nga ushtarakë serbë.

Përshëndetja është përdorur shpesh nga tifozët dhe lojtarët kur festonin për fitoret e tyre. Por sipas serbëve, ky simbol është triniteti i shenjtë. Por një shpjegim i tillë duket paska mitologjik, pasi ky simbol ka fituar popullaritet mes serbëve vetëm gjatë luftërave dhe masakrave (si ai i Srebrenicës) në Ballkan./ZËRI