
PALERMO- Autoritetet italiane edhe ato britanike vijojnë kërkimet për të gjetur 6 pasagjerët e tjerë që u mbyten kur u fundos jahti luksoz Baysen në brigjet e Palermos.
Sipas Guardian, gjashtë personat e zhdukur pas fundosjes së jahtit të hënën dyshohet se kanë vdekur.
Të zhdukurit janë manjati britanik Mike Lynch dhe vajza e tij 18-vjeçare, drejtori i Morgan Stanley International, Jonathan Bloomer dhe avokatin Chris Morvillo, i cili kishte përfaqësuar Lynch në gjyqin e tij të fundit të profilit të lartë në Shtetet e Bashkuara. Mungojnë edhe bashkëshortet e dy të zhdukurve, siç konfirmoi dje për mediat italiane kreu i Shërbimit të Mbrojtjes Civile në Siçili.
Jahti "Bayesian" me flamur britanik, 56 metra e gjatë, u ankorua pak jashtë portit Porticello kur u godit nga një stuhi e fortë dhe u fundos brenda pak minutash. Siç raporton sot Daily Mail, autoritetet italiane kanë nisur një hetim për të përcaktuar nëse kishte vrima që ekuipazhi i kishte lënë të hapura, si pasojë e fundosjes së jahtit. Hetuesit do të shqyrtojnë nëse janë marrë masat e duhura, duke pasur parasysh parashikimin për mot të keq gjatë natës fatale dhe nëse ndonjë nga anëtarët e ekuipazhit është penalisht përgjegjës. /ZËRI