Bota

Aksident tragjik në Greqi, mjeti merr zvarrë dy gra, njëra prej tyre shqiptare. Humbin jetën

Një prej viktimave është një 21-vjeçare me origjinë shqiptare.

E.K
Aksident tragjik në Greqi, mjeti merr zvarrë dy gra, njëra prej
Aksidenti

GREQI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, në zonën e Patrida Verias, ku një mjet ka përplasur dy kalimtare, të cilat ishin duke pritur autobusin në stacion. Në drejtimin e mjetit, që ka humbur kontrollin ka qenë një 64-vjeçar. Si pasojë e kësaj përplasje, e cila ka qenë mjaft e fortë, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes një 68-vjeçare, e cila u mor zvarrë nga automjeti dhe një 21-vjeçare me origjinë shqiptare, Elisa Doka.

E reja shqiptare humbi ndjenjat, por nisi të përmendej pasi iu dha ndihma e parë nga stafi mjekësor. Elisa Doka u dërgua menjëherë në Spitalin e Verisë, e plagosur rëndë, ku fatkeqësisht humbi jetën pak orë më vonë.

Drejtuesi i mjetit është vënë në pranga dhe ndaj tij rëndojnë akuzat e vrasjes nga pakujdesia. Sipas mediave greke, shqiptarja kishte shkuar në atë fshat për të vizituar të afërmit e saj.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB