
PARIS - Pallati francez i Versajës po evakuon vizitorët e tij për arsye sigurie dhe do të mbyllet të martën. Kështu u lajmërua në rrjetin social X.
BFM TV, duke cituar burime policore, tha se një skuadër për çmontim bombash, po shkonte drejt vendit të ngjarjes.
Më 14 tetor, një ditë pasi një mësues u vra në një sulm islamik, alarmet për bombë - të cilat rezultuan të rreme - detyruan evakuimin e muzeut të Luvrit, Pallatit të Versajës dhe stacionit të trenit Gare de Lyon të Parisit.
???????? Chers visiteurs,
— Château de Versailles (@CVersailles) October 17, 2023
Pour des raisons de sécurité, le château de Versailles évacue les visiteurs et ferme ses portes ce jour, mardi 17 octobre.
Nous vous remercions de votre compréhension. pic.twitter.com/4R9NlVhIos
Alarmet për bomba dhe sulmet e mundshme terroriste janë shtuar së fundmi në Francë.
Versaja do të qëndrojë e mbyllur për pjesën tjetër të ditës. Qeveria ngriti alarmin për sulm në Francë në nivelin më të lartë, pas vrasjes së një mësuesi të kryer nga një student mysliman i radikalizuar. /Zëri.ai/