Bota

Terror në Athinë/Telefonata për bomba në ambasadat e SHBA, Izraelit dhe Egjiptit

Sipas telefonatës do të shpërthejnë tre bomba, një në ambasadën e Izraelit, një Ambasadën Amerikane dhe një në të Egjiptit.

f.t
Terror në Athinë/Telefonata për bomba në ambasadat e SHBA,
ambasada

GREQI- Një telefonatë në mediat greke ka vënë në alarm autoritetet. Sipas telefonatës në orën 11:30 do të shpërthejnë tre bomba, një në ambasadën e Izraelit, një Ambasadën Amerikane dhe një në të Egjiptit.

Ngjarja u lajmërua në televizione, ku persona të panjohur kanë telefonuar mediat dhe kanë njoftuar orarin e shpërthimit.

Sipas telefonuesve bombë është vendosur edhe në godinën e Parlamentit. Departamenti i Asgjësimit të Mjeteve Eksplozive ndodhet në vendngjarje ku do të vijojë një inspektim nga brenda ambasadave./ZËRI

Poll

MOS HUMB